Parashikimi i motit për sot: Temperaturat 28 gradë

Parashikimi i motit për sot: Temperaturat 28 gradë

144
0

Vijon dominimi i kthjellime në Veri dhe zonat Qendrore, por vranësira kalimtare do të ketë ekstremi Jugor i vendit. Pasditja mbetet me vranësira kalimtare në Jug dhe zonat Lindore ndërsa në Veri dhe Qendër mbeten dominante kthjellimet. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës, kryesisht në zonat Jugore dhe Qendrore duke shënuar maksimalisht 28°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke bërë që në det dallgëzimi të ulet në 2 ballë.