Parashikimi i motit për sot/ Ja si pritet të ndryshojnë temperaturat

Parashikimi i motit për sot/ Ja si pritet të ndryshojnë temperaturat

466
0

Në ditën e parë të marsit vendi ynë do të kushtëzohet nga mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare në veri dhe qendër, por më të dendura në juglindje gjatë paradites.Mesdita sjell shtim të vranësirave fillimisht në zonat juglindore dhe Lindore.

Sipas Meteoalb era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur nga -2 në zonat Verilindore deri në 18 gradë në bregdet.