Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të mbizotërojnë territorin shqiptar si pasojë e masave ajrore me origjinë afrikane. Ndërsa gjatë pasdites zonat malore paraqiten me vranësira të lehta.
Temperaturat e ajrit do të rriten si në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke luhatur nga 16°C deri në 38°C.
Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor duke sjellë në det dallgëzim mbi 3 ballë.