Parashikimi i motit për ditën e sotme, 26 Korrik 2019

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 26 Korrik 2019

396
0

Sipas MeteoAlb paraditja do të vijojë me kthjellime në zonat bregdetare si dhe në zonat e ulëta por vranësira më të shpeshta do të ketë në zonat malore. Pasditja dhe mbrëmja do të vijojnë me të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e mesditës nuk do i kalojnë vlerat prej 29-31°C, temperatura këto më të freskëta krahasuar me ato të pak ditëve më parë.

Era do vijojë të fryjë mesatare me një shpejtësi 35 km/h në drejtimin kryesisht jug-perëndimor dhe kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzimi dy deri në tre ballë.