Parashikimi i motit për 3 ditë: Reshje shiu në bregdet, kthjellime e...

Parashikimi i motit për 3 ditë: Reshje shiu në bregdet, kthjellime e vranësira në pjesën tjetër të vendit

357
0

Dita e martë (sot) do të karakterizohet nga mot me kthjellime dhe vranësira, e reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim-perëndim të vendit. Në mbrëmje reshjet e shiut do të shtrihen përgjatë vijës bregdetare me intensitet të ulët.

 

Kurse dita e mërkurë parashikohet me reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar e lokalisht përgjatë vijës bregdetare e ultësirës perëndimore reshjet do jenë me intensitet deri të lartë. Reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar më shkarkësa elektrike. Gjatë ditës reshjet e shiut mbeten prezente të herpasherëshme por humbasin intensitet.

 

Dita e enjte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat gjatë orëve të para të 24-orëshit do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë vijës bregdetare.