Lajme

Parashikimi i motit, pasditja vjen me reshje shiu

By vizional

April 07, 2019

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura në Veri dhe Verilindje të vendit duke gjeneruar reshje të pakta e afatshkurtra shiu. Pasditja dhe mbrëmja sjellë shtim të vranësirave dhe në zonat qëndrore dhe jugore duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtër. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes, por rënie sjellë mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 6°C në 22°C. Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.