Lajme

Parashikimi i motit/ Nuk ka reshje por ulen ndjeshëm temperaturat, sot dita më e ftohtë e javës

By vizional

December 08, 2021

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të sjellin mot pa reshje por të ftohtë. Në mbrëmje pritet shtim i vranësirave duke bërë që nesër të kemi një ditë me reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të ndejshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 04°C në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 06°C në 12°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -7°C në -1°C dhe në zonat e ulëta nga -5°C në 03°C.