Moti ditën e pritet të jetë i qendrueshëm. Ndërsa sipas asaj që parashikon IGJEUM, temepraturat makismale pritet të arrijnë 34 gradë në zonat e ulëta.
Parashikimi:
RESHJET
Sot në përgjithësi, nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia (ndonëse shumë e vogël) që në zona shumë të kufizuara të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre në Lindje, kryesisht gjatë pasditeve.
TEMPERATURAT
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 18 / 33 °C
në vendet e ulëta: 19 / 34 °C
në vendet malore: 16 / 33 °C
ERA
Sot era do të vijojë të fryjë e lehtë deri mesatare.