Lajme

Parashikimi i motit: Java nis me diell dhe temperatura të larta

By vizional

July 02, 2018

Fillimi i javës nis me diell. Moti në pjesën më të madhe të vendit do të jete me kthjellime, ndërsa vranesira mesatare në zonën Veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 7-8 m/sek në bregdetin e Adriatikut. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,2 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje. Temperaturat min dhe max për datën 2 korrik:

 

Zonat malore 15/30°C

Zonat e ulëta 17/33°C

Zonat bregdetare 18/33°C

 

Meteorologe: Rezarta Xhakollari