Dita e sotme pritet të karakterizohet nga mot pa reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit të vendit tonë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, energjisë, Ujit dhe Mjedisit, priten reshje të dobëta në qarkun e Shkodrës dhe Kukësit.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 17 / 27°C
në vendet e ulëta: 15 / 29°C
në vendet malore: 11 / 24°C
ERA
Era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.