Lajme

Parashikimi i motit, e mërkurë 13 nëntor 2019

By vizionc

November 13, 2019

Territori shqiptar do të jetë me vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin herë pas here rreshje shiu që në orët e para të ditës.

Rreshjet e shiut do të mbeten prezente edhe gjatë mesditës, ku më të dukshme do të vijojnë në Jug të vendit.

Por orët vijuese sjellin përmirësim gradual të kushteve duke bërë që vranësirat dhe shirat të zhvendosen në Veri dhe Veriperëndim të vendit.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 5 gradë C deri në 22 gradë C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 65 km/ h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 6 ballë