Lajme

Parashikimi i motit, 9 prill 2020

By vizional

April 09, 2020

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04ºC në 16ºC, në zonat e ulëta nga 10ºC në 24ºC dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 25ºC.

Era do të fryj në drejtim Verior-Veriperëndimor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 02ºC deri në 16ºC dhe në zonat e ulëta nga 07ºC në 19ºC