Lajme

Parashikimi i motit, 6 qershor 2020

By vizional

June 06, 2020

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot kryesisht të kthjellët. Reshje do ketë në zonat lindore. Gjatë pasdites vranësirat do të shtohen duke bërë që reshjet të shtrihen në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09ºC në 20ºC, në zonat e ulëta nga 15ºC në 25ºC dhe në zonat bregdetare nga 16°C në 28ºC.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët ku herë pas herë do zëvendësohet nga reshjet. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 08ºC deri në 20ºC dhe në zonat e ulëta nga 13ºC në 24ºC