Lajme

Parashikimi i motit, 6 maj 2020

By vizional

May 06, 2020

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë reshje të izoluara në të gjithë territorin. Gjatë darkës vranësirat do të largohen duke i lënë vendin motit të kthjellët. Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 05ºC në 17ºC, në zonat e ulëta nga 10ºC në 22ºC dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 23ºC. Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det 4 ballë. Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë reshje të izoluara në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 04ºC deri në 14ºC dhe në zonat e ulëta nga 08ºC në 18ºC.