Lajme

Parashikimi i motit, 6 gusht 2019

By vizional

August 06, 2019

Territori shqiptar vijon të mbizotërohet nga kthjellime dhe temperatura relativisht të larta deri në pasdite, ku në ekstremin Verior pritet të ketë kalime vranësirash.

Temperaturat e ajrit vijojnë rritjen si në vlera minimale dhe në ato maksimale, duke u luhatur nga 15  °C deri në 36 °C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.