Sipas MeteoAlb, jugu i vendit do të jetë me vranësira dhe reshje gjatë paradites. Por në orët në vijim vranësirat do të shtohen duke sjellë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit dhe reshje të pakta dëbore në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës dhe Peshkopisë me 1°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 15°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugor-juglindor duke krijuar dallgëzimi 3-4 ballë.