Lajme

Parashikimi i motit, 23 korrik 2019

By vizional

July 23, 2019

Sipas MeteoAlb masat ajrore me origjinë Afrikane do të diktojnë mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë Shqipërinë gjatë gjithë ditës, duke përjashtuar zonat Veriore – Verilindore, ku gjatë orëve të vona të mbrëmjes do të shfaqen vranësira kalimtare.

 

Temperaturat e ajrit mbeten të larta si në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 39°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.