Lajme

Parashikimi i motit, 21 Mars

By vizional

March 21, 2020

 

Territori shqiptar gjatë orëve të para të ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen në vend, duke u bërë më të dukshme në zonat veriore dhe lindore.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 2°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 25°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzimi 3 ballë.