Lajme

Parashikimi i motit, 20 prill 2020

By vizional

April 20, 2020

 

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku në zonat juglindore do të ketë reshje.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04ºC në 17ºC, në zonat e ulëta nga 09ºC në 24ºC dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 25ºC.

Era do të fryj në drejtim Verilindor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash ku në disa zona do të ketë reshje. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 04ºC deri në 15ºC dhe në zonat e ulëta nga 09ºC në 18ºC./