Lajme

Parashikimi i motit, 16 maj 2020, temperatura të larta…

By vizional

May 16, 2020

 

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët pa rrezikuar reshje.

 

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09ºC në 28ºC, në zonat e ulëta nga 15ºC në 35ºC dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 36ºC.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det 2 ballë.

 

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 10ºC deri në 25ºC dhe në zonat e ulëta nga 14ºC në 29ºC.