Parashikimi i motit, 13 Shtator 2019
Moti karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta në pjesën më të madhe të vendit deri në orët e pasdites kur pritet shtim i vranësirave në zonat malore, por pa shi. Edhe nata parashikohet të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 11°C deri në 32-33°C.
Era do të fryjë mesatare dhe deri fortë duke arritur shpejtësinë 65 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.