Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës do të jenë me kthjellime dhe vranësira.
Por në orët e mesditës dhe pasdites parashikohet që vranësira të shtohen duke sjellë reshje në zonat malore, ndërsa mbrëmja rikthen motin e qëndrueshëm në vend.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 4°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës dhe Durrësit me 25°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Jugorë duke krijuar dallgëzimin 2 ballë.