Lajme

Parashikimi i motit, 11 Prill

By vizional

April 11, 2020

Sipas MeteoAlb, vendi ynë në pjesën më të madhe do të jetë me mot të qëndrueshëm, ku kthjellimet do të jenë mbizotëruese në zonat e ulëta, por në zonat malore në orët e pasdites parashikohet të ketë vranësira kalimtare.

 

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës dhe Ersekës me 3°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 27°C.

 

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.