Aktualitet

Parandalimi i viruseve, ISHP-ja: Vaksinimi nis në nëntor

By vizionc

October 23, 2019

Doktoresha e Institutit të Shëndetit Publik Silva Bino raporton se vaksinimi i qytetarëve do të nisë nga muaji nëntor.

Ajo shton se janë grumbulluar në total 80 mijë vaksina.

‘’E rëndësishme të vaksinohemi para sezonit të gripit. Grupet e riskut dhe stafi mjekësor do e kenë falas vaksinimin. Vaksina do shpërndahet për popullatën javën e parë të nëntorit. Për këtë vit janë akorduar plot 80 mijë vaksina,”bën me dije Bino.

Grupet që do të vaksinohen janë: të moshuarit mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna dhe personat që vuajnë nga sëmundjet kronike.

Megjithatë, deri tani nuk është evidentuar asnjë persona i prekur nga ndonjë virus, por ka vetëm viroza të stinës.