Paralajmërimi i Ramës: Në janar vetting për policinë, do shkatërrojmë nyjet më...

Paralajmërimi i Ramës: Në janar vetting për policinë, do shkatërrojmë nyjet më të thella të krimit

400
0

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se në muajin janar Policia e Shtetit do t’i nënshtrohet procesit i vettingut. Nga konferenca “Shkenca ligjore dhe sfidat bashkëkohore të sigurisë”, kreu i qeverisë pohoi se ‘sita’ do të nisë nga policia, duke vazhduar tek institucionet e tjera ligjzbatuese. Mes të tjerash ai shtoi se task-forca e re “forca e ligjit” synon që të kapë dhe prishë nyjet më të thella të krimit. “Përgjegjësi e pandashme e shtetit me sigurinë publike, mbetet një atribut i dorës së parë në çdo shtet. Siguria publike nuk sigurohet nga aktorët, por nuk shitet dhe as nuk blihet. Askush nuk mund të privohet nga përfitimet e saj. E mira publike e parë, është siguria publike e vendit. Shteti sovran u krijua për të krijuar sigurinë publike. Koha ime sado të abuzoj me të, duke abuzuar me mikpritjen tuaj, është e kufizuar, pasi ju takon juve të flisni. Siguria publike nuk mund të krijohet nga qasje apo procese të izoluara. Për këtë qëllim ne do të thellojmë kapacitetet dhe do nxisim procese të përbashkëta, në përballje me krimin. Përvoja e shkëlqyer e funksionim të disa task-forcave, si ajo për kanabisin, mbrojtjen e territoreve janë shembulli i duhur. Fillimi i operacionit ‘forca e ligjit’ që shërben për qasjen, do të shërbejë edhe për bashkëpunim ndërkombëtar. Në të ardhmen do përpiqemi që të kalojmë në nivel tjetër. Pleksja e krimit dhe burimet financiare mund të përballen me një modernizim të Policisë së Shtetit. Pastërtia e radhëve të policisë, dhe strukturave të tjera ligj zbatuese është parakusht i domosdoshëm. Ne kemi bërë sa kemi mundur, jo disa kemi dashur në funksion të rritjes së shpërblimit moral dhe financiar për punonjësit e Policisë së Shtetit, do vazhdojmë edhe më shumë. Por procesi i pastrimit të Policisë së Shtetit dhe ai i sistemit gjyqësor për pastrimin nga të paaftët do të vijojë. Në radhë të parë me Policinë e Shtetit dhe më pas në institucionet e tjera ligjzbatuese. Vettingu do të nis të zbatohet që nga muaj janar dhe do të japë rezultate të qenësishme. Ashtu siç kam besim që brezat që do të dalin, do të jenë një burim i jashtëzakonshëm transformimi dhe transfuzioni të gjakut të Policisë së Shtetit.”, pohoi Rama.