Lajme

Paralajmërimi i frikshëm i epidemiologut amerikan: Po afron ‘uragani Covid’

By vizional

February 03, 2021

Michael T. Osterholm, virologu i njohur i cili paralajmëroi pandeminë e koronavirusit në librin e tij “Kërcënimi më vdekjeprurës” (2017), është shumë i shqetësuar për zhvillimin e Covid-19.

Sipas tij, sa më shumë të përhapet varianti britanik i koronavirusit, aq më shumë mundësi ka që bota të pushtohet nga një “uragan i kategorisë së pestë” i këtij infeksioni.

“Do të shohim diçka që nuk e kemi parë kurrë. Është njësoj si në një ditë plazhi, kur qielli është i hapur dhe të gjithë po kënaqen. Specialistët e shikojnë uraganin nga larg, por është e vështirë që njerëzit të largohen nga plazhi kur dielli po shkëlqen dhe nuk ka re. Njerëzve thjesht mund t’u thuhet që uragani po afron”, deklaroi Osterholm për “NBC”./A2CNN/