HI TECH

Paralajmërim për përdoruesit e Samsung, kujdes nga ky mashtrim

By vizional

July 12, 2019

Miliona përdorues të smartfonëve ‘Samsung’ po paralajmërojnë për një përditësim që mund t’iu kushtojë shumë.

Ekspertët paralajmërojnë që askush nuk duhet të shkarkojë aplikacionin që quhet “Updates for Samsung – Android Update Versions”, transmeton lajmi.net.

Kjo është një mënyrë që të tërheqë përdoruesit që të bëjnë përditësime në celularët e tyre. Por ky aplikacion, i cili nuk ka lidhje me gjigantin e teknologjisë i kërkon përdoruesve rreth 35 dollarë për tu shkarkuar. Ekspertët thonë se kjo “i bomardon” Samsung-ët me reklama dhe i ngadalëson celularët.