“Paradise Papers”, zbulohen sekretet e super të pasurve

“Paradise Papers”, zbulohen sekretet e super të pasurve

402
0

Bizneset më të mëdha të botës, shefa shtetesh dhe figura të politikës, argëtimit dhe sporteve, që kanë dërguar pasurinë e tyre në parajsa të fshehta fiskale, do të zbulohen këtë javë. Janë rreth 13.4 milionë dosje të zbuluara së fundmi që ekspozojnë ambientet globale në të cilat abuzimit me taksat lulëzon dhe mënyrat se si korporatat e mëdha mund të mbrojnë ligjërisht pasuritë e tyre. Materiali, që ka ardhur nga dy kompani financiare të huaja dhe nga regjistrat e kompanive të 19 parajsave të taksave, është siguruar nga e përditshmja gjermane “Suddeutche Zeitung” dhe është ndarë me komitetin ndërkombëtar të gazetarëve investigative e me partnerë si BBC, Guardian e New York Times. Projekti, që është quajtur “Paradise Papers”, zbulon se miliona para nga prona private e Mbretëreshës së Anglisë janë investuar në një fond të ishujve Kajman. Ai nxjerr në dritë edhe marrëveshje të pjesëtarëve të kabinetit të Donald Trump, këshilltarëve dhe donatorëve, përfshirë pagesa nga një firmë që është në bashkëpronësinë e dhëndrit të Vladimir Putinit për grupin detar të sekretarit amerikan të tregtisë, Uilbur Ross. Dokumentet tregojnë se si “Twitter” dhe “Facebook” kanë marrë qindra miliona dollarë investime, origjina e të cilëve çon tek institucionet shtetërore financiare ruse; Dokumentet tregojnë se Korporata të mëdha shumëkombëshe, përfshirë Nike apo Apple, evitojnë në mënyrë agresive taksat dhe se si shumë emra të njohur të industrisë së filmit dhe televizionit mbrojnë pasurinë e tyre nëpërmjet skemave të evazionit përtej detit. Zbulimet do të shtojnë presionin mbi liderët botërorë, mes të cilëve presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministrja britanike Theresa May, që kanë premtuar se do të godasin skemat e evazionit fiskal. Për këtë investigim, kanë punuar më shumë se 380 gazetarë, të cilët për vit kanë kombinuar dhe kontrolluar të dhënat që shtrihen në 70 vite.