Këngëtarja e njohur Maja, e ftuar në programin ‘E diell’ foli për raportin e saj si nënë dhe bashkëshorte pas ardhjes në jetë të djalit të saj Jonas, planet për një fëmijët të dytë, etj.
Ajo tregoi se momenti i lindjes nuk ishte i planifikuar për të, erdhi në minutë të fundit. “Më erdhi në minutë të fundit, por unë atë minutin e bëra një orë në parukeri. Shkova në parukeri për të mos ndjerë veten të shqetësuar. Vura qerpikë, kreha flokët, leva fytyrën, jo shumë por mjaftueshëm”.
E pyetur nëse i lejonte të tjerët ta puthnin djalin kur ishte ende i vogël, Maja u përgjigj: “Jam e kujdesshme si natyrë, por kur ishte më i vogël, deri 6 muajsh, nuk lejoja ta puthnin. Kisha kujdes, kur shikoja që bëhej e rrezikshme thosha ‘Po të lutem, hiqe dorën’ se mund të vinte nga rruga dikush, por pasi bëri vaksinat u bëra më e lirshme’.
Maja u shpreh se djali i solli dritë në jetën e saj. Për sa i përket planeve për një fëmijë të dytë, ajo u përgjigj me shaka ‘Kam mjaftueshëm dritë për momentin’. Më pas tha ‘Ja të rritet pak Jonas, ta pyesim dhe atë çfarë do thotë’.