
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se NATO ka ofruar ndihmë për të “pastruar” Ngushticën e Hormuzit, pak pasi ai njoftoi planet për vendosjen e një bllokade në këtë rrugë kyçe të transportit detar. Trump tha për Fox News se SHBA-ja ishte “shumë e zhgënjyer me NATO-n”, por tani aleanca dëshiron të ndihmojë: “Nuk do të marrë shumë kohë për ta pastruar, kështu që do ta pastrojmë ngushticën”, shtoi ai, duke parashikuar se rruga do të jetë përsëri e lirë për përdorim. Presidenti gjithashtu deklaroi se SHBA-ja do të dërgojë mjete pastrimi të minave detare, dhe se Britania e Madhe, një vend anëtar i NATO-s, do të bëjë të njëjtën gjë: “Kuptoj se Britania dhe disa vende të tjera po dërgojnë mjete pastrimi të minave”, tha Trump.