Papa Françesku mban lutjet ‘Urbi et Orbi’ për Krishtlindje: Përballë sfidës pa...

Papa Françesku mban lutjet ‘Urbi et Orbi’ për Krishtlindje: Përballë sfidës pa kufij mos ngremë mure, të gjithë të kenë akses për vaksinën

414
0

Papa Françesku ka mbajtur lutjet ‘Urbi et Orbi’ në Vatikan në ditën e Krishtlindjes. Papa ka bërë thirrje për ndërgjegjësim nga bashkësia ndërkombëtare që të garantojnë shpërnadrjen e vaksinës si shpëtim për të gjithë.

Ai deklaroi se përballë pandemisë që nuk ka kufij, qeveritë e vendeve duhet të punojnë që të ketë një bashkëpunim ndërkombëtar për vaksinën që të gjithë ta kenë atë.

Papa vazhdimisht ka kritikuar ashpër nacionalizmin për vaksinën.

“U bëftë që biri i Zotit të ripërtërijë në drejtuesit politikë dhe qeveritarë një frymë bashkëpunimi ndërkombëtar, duke filluar me kujdesin shëndetësor, në mënyrë që të gjithë të sigurohen aksesi në vaksina dhe trajtim. Përballë një sfide që nuk njeh kufij, ne nuk mund të ngremë mure. Të gjithë jemi në të njëjtën varkë, ”-tha Papa.