Lajme

Paolo Tramezzani: Zemra ime është në Shqipëri

By vizional

April 02, 2019

Paolo Tramezzani, njeriu që së bashku me Gianni De Biazin arritën të kualifikonin kombëtaren shqiptare në Kampionatin Europian “Francë 2016”, është shprehur për mediat se zemra e tij “ndodhet” ende në Shqipëri. “Jemi në fund të një sezoni të bukur dhe impresionues. Shpresoj dhe unë ta përfundojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Pastaj, ju e dini që zemra ime është në Shqipëri dhe nuk lëviz prej aty”, u shpreh Tramezzani. Tramezzani u largua si ndihmës i De Biazit, duke nisur aventurën e tij në Zvicër, ku drejtoi fillimisht Lugano e më pas Sionin. Aktualisht, ai ndodhet në krye të skuadrës Apoelit në Qipro, ndërsa vetëm pak javë më parë rinovoi kontratën.