Panuçi e dënoi me 2 ndeshje pezullim, Reja: Strakoshën do e gjobisja

Panuçi e dënoi me 2 ndeshje pezullim, Reja: Strakoshën do e gjobisja

399
0

Edi Reja, tashmë trajner i kombëtares shqiptare, gjatë konferencës së prezantimit të tij u pyet mbi lënien jashtë të portierit Tomas Strakosha nga ish-trajneri, Christian Panucci.

 

24 vjeçari u la jashtë fushës për 2 sfidat e para eliminatore të Euro 2020 ndaj Turqisë dhe Andorës, pasi ish-trjaneri e dënoi  për shkak se humbi avionin.

 

Ndryshe nga Panuçi, Reja u shpreh se Strakoshën do e kishte dënuar, por nuk do e kishte pezulluar pasi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

 

“Do të jetë një disiplinë ndaj çdo lojtari për të arritur përpikmërinë. Unë do e gjobisja, por nëse lojtari është i rëndësishëm për mua unë nuk heq dorë. Të gjithë lojtarët janë njëlloj thuhet, por nuk është kështu sepse ka lojtarë që janë thelbësor. Kam trajnuar shumë lojtar me potencial, por ata nuk kanë patur mendësinë e nëvojshme. Strakosha vetëm humbi avionin, por s’di të ketë ndonjë debat tjetër. Një lojtar që do Kombëtaren duhet t’i marrë masat një orë para për të mbërritur me përpikmëri. Por nga ana ime do të kisha vendosur ta gjobisja.”-tha 73 vjeçar.

 

Reja firmosi kontratën për drejtimin e kombëtares shqiptare deri  në muajin nëntor, me opsion edhe për një vit tjetër.