Paniku i 280 udhëtarëve, REAGON Drejtoria e Përgjithshme Detare, tregon ç’ndodhi me...

Paniku i 280 udhëtarëve, REAGON Drejtoria e Përgjithshme Detare, tregon ç’ndodhi me tragetin

371
0

Pas defektit teknik që pësoi trageti Rigel I, i linjës Bari-Durrës dhe qëndrimit mes panikut të 280 udhëtarëve në det të hapur, ka reaguar dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare. DPD sqaron se defekti ka qenë në panelin e kontrollit, dhe me mbërritjen e tragetit në Durrës do të bëhen të gjitha inspektimet teknike të tij.

Reagimi i plotë i Drejtorisë së Përgjithshme Detare: Trageti Rigel I i kompanise Ventouris Ferries eshte nisur nga Bari ne drejtim te Durresit ne oren 23:00. Pasi ka dale nga porti Barit pas 4 ore ka pesuar nje defekt ne panelin e kontrollit i cili eshte nxehur dhe disa komanda nuk i merrte. Ne keto kushte trageti ka pas mungese ajri te kondicionuar. Per siguri trageti  ka leviz afer ujrave italiane dhe pasi 3 oresh difekti eshte rregulluar trageti ka vazhduar rrugen drejt portit te Durresit. Qe me marrjen e informacioni ne oren 03:00 Kapiteneria e Portit Durres ka ndjekur situaten dhe ka komunikuar me kapitenin e Righel I duke informuar per gjendjen e tragetit. Sapo te mberrije ne portin e Durresit Drejroria e Pergjithshme Detare do dergoje grupin e Kontrollit Shteteror Portual per te bere inspektimin e tragetit dhe gjendjen teknike te tij.