Kronike

Panik i madh në Tiranë, i vihet tritol Benz-it, terrorizohen qytetarët

By vizionc

October 18, 2019

Një makinë ka shpërthyer pak minuta më parë në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ramazan Bogdani”, ku një mjet tip Benz CLS, në pronësi të A. B ka shpërthyer në flakë.

Nga të dhënat e para nga policia bëhet me dije se shpërthimi mendohet të jetë shkaktuar nga një lëndë plasëse që i është vënë automjetit.

Ndërkohë, kjo ka shkaktuar panik te qytetarët, pasi zhurma ka qenë e madhe.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 07:45 në rrugën “Ramazan Bogdani” në automjetin në pronësi të shtetasit A. B dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.