Pandemia/ Nisin hetimet për bombolat e oksigjenit, padia u bë nga…

Pandemia/ Nisin hetimet për bombolat e oksigjenit, padia u bë nga…

365
0

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikim për tregun e bombolave të oksigjenit që shiten online.

Hetimi nisi pas kallëzimit që bënë dy vëllezër pas vdekjes së babait të tyre nga Covid-19.

Dy vëllezërit kanë bërë kallëzim për spitalin dhe për cilësitë e bombolave të oksigjenit që në kallëzim kanë treguar që i kanë porositur online.

Sipas të dhënave, babai ishte trajtuar në kushte shtëpie me bombola oksigjeni, më pas ishte dërguar në spital, ku pas negativizimit është dërguar në shtëpi ku ka ndërruar jetë.

Pas këtij kallëzimi, Prokuroria e Tiranës prej dy javësh është duke hetuar për çmimet dhe cilësitë me të cilat këto tregtohen.