Pandemia, doni të udhëtoni drejt Greqisë? Nga formulari tek testimi, ja si...

Pandemia, doni të udhëtoni drejt Greqisë? Nga formulari tek testimi, ja si mund të kaloni

409
0

Kalimi i qytetarëve përgjatë pikës kufitare të Kapshticës vijon normalisht. Sipas rregullave të vendosura nga autoritetet policore greke, kufiri tokësor do të jetë i hapur nga pikat kufitare Kapshticë e Kakavijë. Shtetasit shqiptar dhe të huaj me leje qëndrimi greke, shtetasit grekë dhe minoritarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë duhet që brenda 48 orëve para udhëtimit të plotësojnë online formularin PFL në linkun travel.gov.gr. Pas plotësimit të formularit online, secili qytetar do të pajiset me një konfimim  barkod me email, të cilin e paraqet në pikën hyrëse të kalimit në Greqi. Nëse një qytetar nuk disponon konfimimin me barkod, nuk do lejohet të kalojë kufirin. Ndërsa qytetarët e vendeve të Bashkimit Europian, apo të vendeve të treta sipas vendimit të qeverisë greke, nuk lejohen të kalojnë kufirin, raportoi gazetarja e Fax News, Brikena Hoxhalli. Testimi për Covid-19 do të bëhet me përzgjedhje algoritmike dhe shtetasit që do ti nënshtrohen testimit do të izolohen në adresën e deklaruar prej tyre deri në daljen e rezultatit. Në rast se qytetari rezulton pozitiv me Covid-19 do të karantinohet në adresën e deklaruar. Nga ana tjetër lëvizja vazhdon normalisht për automjetet e mallrave si në hyrje ashtu dhe në dalje. Por në bazë të rregullave të reja, drejtuesit e kamionëve duhet të plotësojnë formularin online. Situata ka vijuar e qetë dhe në dalje të pikës kufitare ku qytetarë kanë konfirmuar se vijojnë të respektohen masat.