Panariti: Do të 5-fishojmë investimet për bujqësinë dhe zero taksa për 5...

Panariti: Do të 5-fishojmë investimet për bujqësinë dhe zero taksa për 5 vitet e ardhshme

456
0

 “Ky djalë është për t’u marrë shembull, pasi kreu studimet e larta në një prej universiteteve më prestigjoze të Italisë dhe Evropës, siç është ‘La Sapienza’ dhe u kthye në fshatin e tij për të zgjeruar biznesin e nisur nga i ati, nga një punishte e thjeshtë, nga një baxho e vogël, në një fabrikë prodhimi e përpunimi qumështi.

Qëllimi jonë është është që të inkurajojmë gjithë të rinjtë, që të mos shohin zi zgjidhje emigrimin, por të kthejnë sytë nga bujqësia, nga blegtoria, se janë e ardhmja e këtij vendi”. Kështu deklaroi Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, teksa vizitoi fabrikën e përpunimit të qumështit “Vita” në Nixhavec të Pogradecit. Gjatë bisedës me administratorët e saj, Panariti deklaroi se, Ministria e Bujqësisë, në këto afro 4 vjet, inkurajoi dhe mbështeti prodhuesit dhe përpunuesit, duke bërë që prodhimi blegtoral të 3-fishohet dhe njerëzit të kthejnë sytë nga investimet në bujqësi apo blegtori.

Kreu i Bujqësisë u shpreh se, fondet e dhëna nga qeveria për bujqësinë, janë shumë të vogla, krahasuar me nevojat apo me mbështetjen që i japin këtij sektori vendet fqinje, si Kosova apo Maqedonia. Ndërsa kërkoi edhe masa nga institucione të tjera fiskale, siç janë Tatimet, në lidhje me parandalimin e abuzimeve me konsumatorin. “Në radhë të parë, kërkohet shumë me tepër mbështetje për bujqësinë, kërkohet edhe lehtësim fiskal. Bujqësia është ende shumë e ngarkuar me barrë fiskale dhe sigurisht edhe një kontroll dhe hetim tatimor duhet bërë, në mënyre që, në rast se në pikat e pakicës kemi çmime disporcionale në krahasim me atë çmim që aplikohet në shumicë, këtu ka diçka që nuk shkon edhe në kuptimin e regjimit fiskal, të konsiderohet abuzim apo evazion fiskal. Pra, bujqësia duhet të mbështetet me instrumenta fiskalë”, theksoi Panariti. Sipas tij, duhet t’i hiqet bujqësisë barra fiskale dhe kjo është një nga prioritetet edhe të programit tonë të ardhshëm, me qëllim që ky sektor të jetë më zero taksa për 5 vitet e ardhshme, ndërkohë që do të ketë 5 herë më shumë fonde, sepse ne besojmë që, bujqësia është motorr i zhvillimit të këtij vendi.