Panairi Ndërkombëtar i Turizmit, Klosi vishet me kostum popullor

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit, Klosi vishet me kostum popullor

470
0

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka veshur një kostum popullor sot në në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit. Me pantallona të zeza me jelek të thurur me fije ngjyrë ari dhe një brez të kuq në mes, Klosi ka pozuar krah një vajze e cila po ashtu mban veshur një kostum popullor. Gjatë aktiviteti Klosi u shpreh se panairi ka si synim që të promovojë turizmin shqiptar. Ai shtoi se Shqipëria dëshiron që të konkurrojë me shtete si Greqia, Mali i Zi, Kroacia apo Italia.  “Ky panair shërben për të promovuar turizmin shqiptar. Shqipëria ndodhet në një rajon konkurrues për turizëm, pasi ka përreth shtete konkurruese si Italia, Mali i Zi, Kroacia, Greqia etj. Ne duhet të konkurrojmë fuqishëm me këto shtete, të marrim më të mirën e tyre për turizmin tonë. Kjo është beteja jonë e përbashkët. Duhet të ngremë shërbime turistike, të ngremë mikpritjen në nivel të lartë, si një traditë e shqiptarëve që na dallon nga të tjerët”, tha Klosi gjatë fjalës së tij.