
Thirrjet për izolim dhe vetëkarantinim po bien në vesh të shurdhët teksa dhjetëra qytetarë mbushin çdo ditë trotuaret. Në pamjet që po shikoni të transmetuar në report tv, shihet se si kryqëzimi i njohur si “21 djetori” është i mbushur plot me njerëz dhe lëvizjet e makinave i ngjajnë një dite të zakonshme. Gjë që nuk ka aspak lidhje me izolimin që trmbetohet prej ditësh se po bëhet në shqipëri. Njerëzit kanë mbushur trotuaret, që me qese në duar ose me duart në xhepa, lëvizin në drejtime të ndryshme. Ka nga ata që mund të kenë dalë për pun, por nuk përjashtohen qytetarët që përfitojnë nga koha e ngrohtë dhe dalin të shëtisin. Ajo që vihet re gjithashtu, dhe më kryesorja është distanca e sigurisë që nuk ruhet aspak, dhe fakti që asnjë nga njerëzit nuk ka marrë maskë apo doreza për t’u mbrojtur.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 59 të prekur, mes tyre dy viktima. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.