Gazetari i ITV Scotland, Peter Smith është gjendur në kushte të vështira teksa raportonte live për televizionin ku ai punon. Papritur moti u egërsua dhe nisën erëra të forta me reshje bore. Sipas Daily Mail që ka publikuar pamjet, gazetari nuk e ndali raportimin e tij duke “shpërfillur” kushtet atmosferike.
Teksa e kishte “prishur” fytyrën pasi uji i rrëshqiste në hundë, Smith thoshte për teleshikuesit: “Kemi parë një dimër skocez vetëm në një ditë” me vetëtima, shi dhe dëborë – që të gjitha për një ditë”.
Por kjo ka nxitur shumë reagime në rrjetet sociale pasi komentuesit e kanë kritikuar sakrificën për të raportuar live në këto kushte të vështira.