Aktualitet

Pamjet filmike, policia procedon 8 protestues, 12 në kërkim

By vizional

February 27, 2019

Një ditë pas protestës së opozitës para Parlamentit policia thotë se ka analizuar pamjet filmike të raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura dhe ka kërkuar procedim penal për 8 prej protestuesve. Sipas policisë këta persona janë përgjegjës për çarjen me forcë të kordonit të Policisë të cilët edhe u goditën me sende të forta punonjësit. Ata akuzohen për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”.

 

U proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit:

 

 

 

– A.Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë;

– E.Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë;

– Gj.L., 44 vjeç, banues në Laç;

– P.L., 62 vjeç, banues në Mamurras;

– A.P., 25 vjeç, banues në Tiranë;

– F.D., 50 vjeç, banues në Tiranë;

– B.B., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë;

– O.G., 22 vjeç, banues në Tiranë.

 

Procedimi penal ndaj tyre sqaron më tej policia nisi pasi në rrugën “George W.Bush”, në hyrje të Parlamentit kanë shtyrë e çarë me forcë kordonin e Policisë në shërbim, duke i goditur me sende te forta.

 

Janë identifikuar dhe po punohet gjithashtu për kapjen e 12 personave të tjerë, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

 

Gjatë protestës së djeshme janë lënduar 2 punonjës policie, si dhe kanë marrë mjekim nga gazi lotsjellës 8 shtetas.

 

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale, “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”.