Bota

Pamje të rënda/ Qindra kafshë të ngordhura nëpër rrugët e Afrikës, rrezikohet edhe ekzistenca e njerëzve (Arsyeja)

By vizional

December 03, 2021

Të paktën 26 milionë njerëz po luftojnë për ushqim pas sezoneve të njëpasnjëshme me numër të ulët të reshjeve në Bririn e Afrikës. Kushtet e thatësirës në Kenia veriore, pjesa më e madhe e Somalisë dhe Etiopisë jugore parashikohet të vazhdojnë të paktën deri në mes të vitit 2022, duke vënë në rrezik jetët jo vetëm të kafshëve por edhe të njerëzve. Situata është tashmë aq e keqe sa kafshët e egra po ngordhin në qindra dhe barinjtë raportojnë humbje deri në 70% të bagëtive të tyre. Korrespondentja e lartë e BBC-së në Afrikë, Anne Soy, raporton nga Wajir në Kenia veriore.