Bota

Pamje të RËNDA/ Masakra me 49 të vrarë në xhami, një prej agresorëve filmoi gjithçka ‘live’ në Facebook

By vizional

March 15, 2019

Një sulm me armë zjarri ndodhi mëngjesine sotëm në një xhami në Zelandën e Re ku mbetën të vrarë 49 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.

Një nga katër agresorët e këtij sulmi të planifikuar, ka filmuar gjatë gjithë kohës ‘live’ në rrjetin social Facebook momentin e sulmit dhe momentet e tmerrit që kanë kaluar besimtarët.

Një australian 28-vjeçar i cili e identifikoi veten në Tëitter si Brenton Tarrant është autori kryesor i masakrës.

Mediat e huaja raportojnë se dëshmitarët dëgjuan më shumë se 50 të shtëna nga armët e tij, duke përfshirë një armë gjahu gjysmë-automatike dhe një pushkë. Sulmi ndodhi në xhaminë Al Noor në Christchurch.