Pamje të patransmetuara: Sherr mes Arjolës, Elgit Dodës dhe Xheisarës, ja çfarë...

Pamje të patransmetuara: Sherr mes Arjolës, Elgit Dodës dhe Xheisarës, ja çfarë ndodhi

270
0

Gjatë ditës së djeshme, në vend të ‘BBV’, u transmetua Fun Club, ku të ftuar në studio ishin të gjithë ish-banorët për të folur lidhur me rrugëtimin e tyre.

Por, mesa duket në prapaskenë ka ndodhur një incident i cili nuk është transmetuar.

Gjatë transmetimit të programit, Arjola Demiri ka treguar se Donaldi është mjaft ‘strateg’ në lojë dhe se ka përdor të gjithë njerëzit e tij për të qenë sa më i pranishëm në lojë, dhe se çdo gjë po e bën për famë.

Deklaratë kjo e cila është kundërshtuar menjëherë nga Elgiti, miku i ngushtë i Donaldit i cili ka shprehur gjithmonë mbështetjen e tij për aktorin.

Mirëpo, duket se debati ka qenë edhe më i ashpër se kaq dhe pamjet nuk janë transmetuar. Në të janë përfshirë edhe Xheisara Frisku dhe Ardit Çuni. Ky i fundit ka publikuar në Instagramin e tij një video të shkurtër të debatit të patransmetuar.

 

“Një nga debatet më të forta që nuk u transmetua sot.”-ka shkruar ai krah videos, teksa është dashur ndërhyrja e regjisorit Eduart Grishaj për të qetësuar situatën.

 

Pjesë nga biseda:

 

Arditi: Realisht Donaldi ka qenë një ndër ato personazhe që është goditur nodshta edhe nga zgjedhjet e vte por që të shohim pak edhe anën tjetër të medaljes. Është Donaldi që ka qenë me më shumë surpria në atë shtëpi, që do të thotë nqs do të kishte ditur t’i përdorte… një indikacion, një mesazh, ardhja e Elgitit, Mozzik-ut… Por unë mendoj që Donaldi nuk i ka marrë mesazhet siç duhet dhe deri diku mund t’i ketë ndikuar edhe fakti që ka marrë shumë surpriza.

 

Arjola: Ai djalë e do shumë suksesin, e do jashtëzakonisht shumë.

 

Elgiti: Ai djalë e meriton.

 

Arjola: Për të merituar e meritojmë nga i pari tek i fundit.

 

Elgiti: Po flasim për atë djalin jo për njerëz të tjerë.

 

Arjola: Ne për të suksesshëm kemi shkuar aty jo për të dalë… (Donaldi) është shtydhur më shumë se sa duhet sepse ka bërë gjëra në këtë program… Të gjithë e kanë dashur suksesin, por protagonizmin e ka marrë dashje padashje, me meritë pa meritë.

 

Elgiti: Me meritë do thoja.

Arjola: Pa meritë! Shumë raste pa meritë.

Elgiti: Mirë është mendimi jot.

Arjola: Sepse rrugës strategjia e Donaldit…

Elgiti: Donaldi s’ka pasur strategji.

Arjola: Donaldi ka pasur shumë strategji. Po flas për këto muaj. Donaldi ka pasur shumë strategji dhe miqtë i ka përdorur që të gjithë pë suksesin dhe famën e vet. Është i etur për sukses.

Dojna: Na fol me fakte konkrete.

Arjola: Ka mbrojtur Semin me fanatizëm me heroizëm… Unë ia kam shkruar shumë herë dhe i kam thënë “ti në këtë program ke dashur të bëhesh hero”. Ka përdorur gjithçka duke filluar që me Borën, me Triksën, Egzonën dhe Sarën.