Pamje të frikshme, shmanget tragjedia, shembet stadiumi i AZ Alkmarit

Pamje të frikshme, shmanget tragjedia, shembet stadiumi i AZ Alkmarit

623
0

E tmerrshme ajo se çfarë ka ndodhur, sot në Holandë. Ashtu siç shihet dhe nga fotot. është shembur çatia e stadiumit të AZ Alkmarit. Për fat të mirë, raportohet se asnjë person nuk ndodhej në stadium, në ato momente.

Është shmangur një tragjedi, pasi në rast se kjo do të ndodhte gjatë ndeshjes, atëherë mund të rrezikoheshin shumë jetë njerëzisht.

Kjo nuk është hera e parë për AZ Alkmarin, pasi edhe në vitin 2013 në një ndeshje kundër skuadrës greke të, Atromitosit, në Ligën e Europës, në minutën e 57’ u detyrua të ndalohej ndeshja, për shkak se në një pjesë të stadiumit kishte rënë zjarri.