Pamje nga vendi i ngjarjes/ Makina në Vlorë shpertheu në lëvizje

Pamje nga vendi i ngjarjes/ Makina në Vlorë shpertheu në lëvizje

366
0

Një automjet ka shpërthyer në hyrje të qytetit të Vlorës pasditen e sotme rreth orës 16:35. Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti, teksa makina tip Benz ka qenë në lëvizje. Për pasojë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, 48-vjeçari Agron Alushaj. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 48-vjeçari ka qenë pronar guroreje në fshatin Drashovicë të Vlorës. Dyshohet se makina ka shpërthyer me lëndë eksplozive. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe ka nisur hetimet për të zbardhur tërësisht këtë ngjarje.