Forcat speciale amerikane kanë rrethuar shtëpinë e reperit Chris Brown, duke kërkuar që të hyjnë në banesën e tij.
Ka qenë një telefonatë nga Miss California, e cila njoftoi policinë se ishte kërcënuar me armë nga këngëtari gjatë një debati në vilën e tij, e cila tha se ai ishte nën ndikimin e drogës dhe alkoolit.
Pas mbërritjes së policisë, 27-vjeçari është parë të hedhë nga dritarja një çantë me armë dhe drogë.
Forcat “Swat” po mbajnë të rrethuar banesën, në pritje të një mandati për të kontrolluar shtëpinë e reperit./SYRI.net/