Pamje fantastike/ Dëbora shtron qilimin e bardhë edhe në Parkun e Llogarasë

Pamje fantastike/ Dëbora shtron qilimin e bardhë edhe në Parkun e Llogarasë

199
0

Ulja e temperaturave ka bërë që edhe në Parkun Kombëtar të Llogarasë të mbulohet nga dëbora duke krijuar një tapet të bardhë.

 

Pasditen e ditës së premte kanë nisur reshje të dendura dhe në orët e mbrëmjes bora ka mbuluar parkun kombëtar të Llogarasë.

 

Një destinacion turistik në çdo stinë të vitit dhe sigurisht reshjet e dëborës kanë bërë që këtë fundjavë të tërheqë edhe më shumë vizitorë.

 

Siç mund ta shihni edhe nga pamjet, dhjetëra familjarë kanë ndaluar për të shijuar këtë pamje fantastike dhe pse jo për të luajtur me njëri tjetrin, edhe pse temperaturat janë tepër të ulëta.