Aktualitet

Pamje apokaliptike nga Shkodra, era e fortë shkul pemët nga vendi, dëmtohen disa makina

By vizional

September 26, 2020

Era e fortë nuk ka kaluar pa pasoja në Shkodër, ku si pasojë e shkuljes së disa pemëve janë dëmtuar makina që kanë qenë të parkuara anës rrugës. Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme të siguruara nga Fax News, dëmtimet që kanë pësuar makinat janë shumë të mëdha, dhe në disa prej tyre duken të pariparueshme.

Qe prej orës 6 të mëngjesit ndërmarrja e ujësjellës kanalizime në Shkodër kanë zbritur në terren për ndërhyrje në pikat më problematike, ndërkohë që 4 fadroma janë në terren në disa zona për të menaxhuar situatën nëse do të ketë bllokime nga uji për shkak të reshjeve që pritet të jenë të shumta gjatë ditës së sotme.

Në të gjithë vendin fundjava do të përshkruhet nga mot me reshje, ku nuk përjashtohet mundësia e përmbytjeve, ndërkohë që autoritetet i kanë dërguar letër prefektuarave më të rrezikuara, përfshirë Lezhën, Shkodrën apo Fierin.

Ndërkohë që dhe në Tiranë gjatë orëve të natës ka pasur reshje të shumta shiu, që kanë përmbytur katetv e para të pallateve, në shumë rrugë kryesore të kryeqytetit.